Aleksandër Çipa ka komentuar zhvillimet e fundit politike në PD. Gazetari u shpreh se, nëse Sali Berisha vjen në krye të PD do të shfaqen shumë vështirësi e pengesa.
Ai tha se nuk është çështja vetëm tek hermetizmi i marrëdhënieve me SHBA-në, por në dialektikën e qarkullimit të elitave në opozitarizmin shqiptar.
Deklarata e Çipës:
“Zoti Berisha nuk është në të drejtën maksimale dhe aq më tepër morale në këtë rikthim, edhe pse ka zgjedhur një fjalor të rikthimit të pluralizmit politik në vend. Rikthimit të PD-së si një forcë që do ta sjellë në pushtet, dhe demokracinë funksionake. Të gjitha këto janë premtime propagandistike e alibike. Shkaku lindi e buroi nga momenti kur DASH shpalli një vendim nominal ndaj zotit Berisha. Në kushtet e rikthimit pas këtij vendimi kjo e kompromenton dhe sado të intepretohet ndryshe nuk e përjashton dot këtë kontekst. PD nëse do të rikthehet tek udhëheqësia prej zotit Berisha ka një të ardhme të afërt me shumë vështirësi e pengesa. Nuk është çështja vetëm tek hermetizmi i marrëdhënieve me SHBA-në, por në dialektikën e qarkullimit të elitave në opozitarizmin shqiptar. Ky është një problem shumë i madh e do të mbart pasoja në politikën tonë”, tha Çipa.
Diskutime rreth kësaj post