Ish-kreu i FRPD, Lisandër Hoxha ka deklaruar se më 18 Dhjetor nuk do të ketë Kuvend, pasi Basha nuk e kuorumin e duhura për ta mbledhur. Ai madje tha se më 18 dhjetor do të jenë “të shtatat e 11 Dhjetorit”.
Deklarata e Hoxhës:
“Po mblidhemi në kushte të jashtëzakonshme ku demokratët nuk e durojnë dot më Lulzim Bashën dhe pritet se çfarë do të prodhojë ky proces pasi ka shumë propozime, por të gjithë janë në një mendje të shkarkojnë Bashën. Jo Basha nuk ka kuvend, nëse mbi 5 mijë delegat kanë firmosur 11 dhjetorin, zotëria nuk ka kuorumin për t’u mbledhur. Me kë do mblidhet? Ky është një blof. Ne po merremi me 11 dhe 18 por duhet të merremi me një analizë se çfarë po propozohet, ç’rol do kenë votuesit e PD dhe më 18 dhjetor do të jenë “të shtatat e 11 dhjetorit”, tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post