Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu dhe analisti Ilir Demalia kanë debatuar ashpër për çështjen e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Demaliaj i drejtohet Shehut duke i thënë se PD nuk mund t’i hapë dosjet pasi vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Azem Hajdarin si bashkëpunëor të Sigurimit.
Përplasja e fortë solli dhe largimin e papritur nga studio të Tritan Shehut.
Pjesë nga debati i fortë:
Ilir Demaliaj: Nuk keni fuqi me hap dosjet e Sigurimit. Vetë Berisha e ka akuzuar Azem Hajdarin si bashkëpunëtor të Sigurimit. Përgjigjiu kësaj! E ke të zezë mbi të bardhë. Në ‘95-ën e ka akuzuar për trafikant dhe bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, Sali Berisha.
Tritan Shehu: Në ’95-ën ne vendosëm ligjin për këtë gjë dhe bëmë pastrimin e madh …
Ilir Demaliaj: Po lëreni mo retorikën, kemi fakte more Tritan, mos na bëni për budallenj. Lëre, se ju i keni bërë të gjithë të zezat dhe ju jeni më përgjegjës se socialistët se ju morët flamurin e demokracisë dhe flamurin e njerëzve që luftuan kundër regjimit.
Tritan Shehu: Alban, unë do të largohem, se e kam kohën e kufizuar për arsye të tjera…
Diskutime rreth kësaj post