Ben Blushi nuk do të jetë më drejtori i Përgjithshëm i Top Channel. Mësohet se Blushi ka dhënë dorëheqje ditën e sotme nga media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh.
Gazetari Sokol Balla ka ironizuar largimin e Blushit, ku përmes një postimi në Twitter ai shkruan se karma nuk gabon adresë. Balla shkruan se pas 4 vjetësh ai do kthehet të shesë libra.
Deklarata e Ballës:
“Ishte për vizitë para 4 vjetësh në dhjetor. Pas 4 vjetësh, trokiti sërish në dhjetor dhe sërish në të njëjtën derë. Derën ia hapi një Tjetër. Po fytyra që Tjetri pa sa hapi kanatet e derës, ishte e njëjta: Karma, ajo që nuk gabon kurrë adresë: “Tani shit libra”, i tha e iku””, shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post