Gjatë ditës së nesërme tek selia e PD, do të publikohen emrat e delegatëve të 3 degëve të tjera të demokratëve. Kjo bëhet e ditur nga zyra e shtypit pranë ish-Kryeministrit sali Berisha, i cili prej mesit të muajit shtator ka nisur një takim me anëtarët demokratë, duke mbledhur edhe firmat e nevojshme për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 11 dhjetor.
Njoftim:
“Të premten, datë 3 Dhjetor, në orën 12:30, degët e PD-së Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë do të lexojnë emrat e delegateve që kanë firmosur formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më datë 11 Dhjetor.
Leximi i emrave do të bëhet në selinë e PD-së.
Ftojmë mediat të marrin pjesë.
Faleminderit.“-thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post