Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë këtë të premte drejt SHBA. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu nga burime qeveritare mëson se kryeministri është ftuar në New York nga ish zonja e parë dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton.
Në New York zonja Clinton në emër të organizatës Vital Voices do t’i dorëzojë zotit Rama një çmim për rolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afgan strehuar në vendin tonë.
Top Channel mëson se kryeministri do të nderohet me çmimin “Voices of Solidarity Award”.
Më parë këtë çmim e kanë marrë sekretari përgjithshëm i UN Secretary General Antonio Guterres, IRC Head David Milliband dhe Presidenti Joe Biden.
Diskutime rreth kësaj post