Sali Berisha e akuzoi sot Lulzim Bashën nga Tropoja se ka dy dosje të rënda , çështjen e lobimit dhe atë të “Toyota Yaris”.
“Është vetë ai që ka rënë brenda me dy këpucët e tij, qoftë në dosjet Toyota Yaris dhe dosjen Muzinë. I ka gënjyer të gjithë demokratët për të dy dosjet, përfshirë edhe Sali Berishën. Tani peng Basha është koha të japësh dorëheqjen dhe të gjithë drejtuesit e pazgjedhur të PD nëse kanë sadopak nderim dhe vlerësim për këtë parti, nëse kanë vlerësimin më minimal për parimet duhet të pranojnë që nuk janë zgjedhur nga vota e këshillit kombëtar dhe duhet të kërkojnë rivotim me votë të fshehtë kandidaturat siç i përcakton statuti, përndryshe kuvendi i PD më 11 dhjetor do të marrë të gjitha masat që ju dëshironi për të shndërruar partinë në shtëpinë e lirisë”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post