Kanë mbetur edhe pak ditë nga 11 dhjetori, data e mbajtjes së Kuvendit të PD të thirrur nga Sali Berisha, ndërkohë që një javë pas tij Lulzim Basha do të mbaj një tjetër Kuvend të PD.
Por edhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Gazment Oketa teksa u pyet se kë mbështeste, u shpreh se do shkonte tek Kuvendi i datës 11.
Deklarata e Oketa:
“Secili prej nesh para se të jetë në kryesi është anëtar i PD. Pavarësisht se si u iniciua, por në respekt të PD, anëtarëve të Kuvendit Kombëtar unë për shkak të pozicionit që kam do shkoja tek Kuvendi i datës 11, pa dashur të tingëllojë si optimist uroj të gjendet një datë e përbashkët ku në atë kuvend të diskutohen idetë, qëndrimet, përplasjet statutore, etj”, tha Oketa.
Diskutime rreth kësaj post