Ditën e djeshme qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurtin ka njoftuar masat e reja kufizuese për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së Covid-19. Në një prej këtyre rregullave thuhet se nga data 3 janar të gjithë shtetasit jo të Kosovës duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi me të dyja dozat, ose certifikatë vaksinimi me një dozë plus test PCR negativ, ose test PCR që tregon se ka kaluar Covidin jo më pak se 21 ditë nga hyrja në territorin e Kosovës.
Por këto masa kufizuese janë kundërshtuar me forcë nga avokati i njohur Altin Goxhaj. Në një postim në “Facebook”, Goxhaj shkruan se Albini i Soros bën atë që s’e bëri as Milosheviçi duke shpallur Non Grata 70% të shqiptarëve të Shqipërisë dhe jo vetëm.
Deklarata e Goxhajs:
“Albini i Soros bën atë që s’e bëri as Milosheviçi: Qeveria e Kosovës shpall Non Grata 70% të shqiptarëve të Shqipërisë dhe jo vetëm! Albini i Soros vendos që nga 3 Janar asnjë shqiptar i Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, mërgatës dhe diasporës, të mos futen në Kosovë nëse nuk janë të vaksinuar me 2 doza!!! Pra as test PCR, asgjë s’të lejon të futesh në Kosovë duke përzënë nga Kosova të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Preshevës, etj, që punojnë në Kosovë! Këtë as Milosheviçi nuk ua bëri shqiptarëve!Siç ua kemi thënë ekzaktësisht kur u bë Kryeministër!!!”, shkruan Goxhaj.
Diskutime rreth kësaj post