Na ndajnë edhe 1 muaj nga nisja e merkatos së dimrit, por disa nga skuadrat kanë filluar të negociojnë me disa lojtarë. Kështu, Barcelona përpiqet të nisë goditjen vendimtare për Ferran Torres.
Marrëveshja me lojtarin tashmë është gjetur, tani duhet të gjejë një mënyrë për ta bindur Manchester Cityn. Barça ofron jo më shumë se 40 milionë euro, me këste dhe me pagesën e parë në korrik. City e vlerëson lojtarin 80 mln euro, pra palët duken larg.
Listës së gjatë të skuadrave për Dushan Vlahovic i shtohet edhe Arsenali. Topçinjtë do të ishin të gatshëm të shpenzonin deri në 85 milionë euro për sulmuesin serb.
Megjithatë, flitet se lojtari i Fiorentinës do të donte të qëndronte në Firenze deri në fund të sezonit dhe më pas të vendoste në qershor me qetësi. Por klubi vjollcë do donte ta shiste në janar për të përfituar sa më shumë.
Inter në javët e fundit po përpiqet të gjejë një marrëveshje për rinovimin e Marcelo Brozovic, por thashethemet që vijnë nga Anglia mund të ndryshojnë kartat. Newcastle është shumë e interesuar për mesfushorin kroat, duke afruan 7.5 milionë euro rrogë vjetore, më shumë sesa klubi zikaltër.
Diskutime rreth kësaj post