Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se PD-ja duhet të shpëtojë duke u shkëputur nga Sali Berisha dhe se më këtë hap, shpëton jo vetëm kjo parti, por edhe e gjithë shoqëria shqiptare.
Avantazhi më i madh që ka Basha, sipas tij, është fakti se ka mbështetjen e SHBA-ve dhe këtë nuk e ka pasur asnjë prej kryetarëve të ndonjë partie.
Deklarata e Çupit:
“Kemi një PD që ka detyrë parësore që të shporrë Berishën nga partia. Berisha arriti me psikozën se sikur janë dy palë. Realisht janë një palë, është një parti që ka një mision nëse do të jetojë më duhet të largojë Sali Berishën. Pjesën tjetër që po e konsideroni palë, është një sajesë për të mbrojtur Berishën nga vendimi i SHBA. Është një grumbullim njerëzish janë po aq ose më pak fajtorë, të futur në korrupsionin e Berishës, e që sot e kësaj dite kanë marrë privilegje jetojnë në toka të caktuara, e pjesa tjetër mendojnë se me luftë me merret pushtetit. Me Berishën nuk ekziston PD, ky është konflikti”, shprehet Çupi në Breaking.
Diskutime rreth kësaj post