Ish-koordinator i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thekson se skenari më i mirë për PD është ndarja e menjëhershme.
“Ndarja e Berishës me Bashën nuk më çudit shumë. Kam qenë shumë i befasuar nga një marrëdhënie aq e gjatë dhe aq okulte, nga një flirt politik 16-17-vjeçare. Njerëzit që nuk dinë të duhen, nuk dinë as të ndahen. Ka qenë një nga marrëdhëniet më hipokrite në politikën shqiptare”, tha Patozi.
“Kam përshtypjen që e kam thënë i pari këtë. Shpëtimi i vërtetë dhe mundësia e ringritjes së PD është ndarja e menjëhershme. PD është përballë një realiteti të pamohueshëm, ekzistencës së dy entiteteve politike. Sa më shpejt që ta pranojë këtë realitet, aq më të lehtë do ta ketë për ta kapërcyer.PD po korr sot atë që ka mbjellë vetë, një kurs arkaik, kryesisht në 8 vitet e fundit të Bashës, por janë në paketë së bashku me Berishën”, u shpreh më tej Patozi.
Diskutime rreth kësaj post