Situata brenda PD-së është tepër e tensionuar pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar me vendim të kryedemokratit Lulzim Basha.
Thirrja e 2 Kuvendeve duket se po i përçan edhe më shumë demokratët dhe madje ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi paralajmëron trazira.
Mirëpo kush mund ta merrte në dorë fatin e PD-së?
Deklarata e Patozit:
“Gjithkush mund ta bënte këtë, por alternativat që kanë dalë kanë qenë të papërfillshëm. Njerëzit që garojnë duhet të jenë faktor politik. Ne mund të mos e kemi fare ndërmend sot emrin, por ai del përmes një gare normale. Agonia e PD do të zgjasë, pasi “Foltorja” është e pangopur të mjaftohet me ndarjen, do ta pushtojë PD-në”, u shpreh Patozi.
Diskutime rreth kësaj post