Deputetja e PD-së në Qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi e ka quajtur hapje për propagandë atë që po ndodh sot me Rrugën e Arbërit. Çupi shprehet se rruga ka ende shumë segmente të papërfundura plotësisht dhe se çdokush që do të kalojë në këtë aks me një rëndësi të veçantë do të duhet të paguajë një tarifë prej 8 eurosh.
Postimi i Çupit:
“Rruga e Arbrit nuk ka mbaruar, u hap per propagande. Qeveria te tregoje per tarifen 8 euro
Nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët. Dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë.
E vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike.
Në vend të mashtrimeve, qeveria duhet t’u thotë dibranëvë dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?!”-shkruan Çupi.
Diskutime rreth kësaj post