Ish-deputetja e PD në Vlorë Nadire Meçorapaj, i ka numëruar dështimet kryetarit në detyrë, Lulzim Basha.
Ish-deputetja shkruan se nisma e dekomunistizimit, është një tjetër dështim dhe projekt i lënë në rrugë nga Basha.
POSTIMI I PLOTË:
“Nisma e dekomunistizimit, një tjetër dështim, besprerje dhe projekt i lënë në rrugë nga Basha
Asnjëherë se pate seriozisht, asnjëherë nuk e çove të paktën deri te protokolli i Kuvendit. Fjalë shumë e për e lumë.
E trumbetove edhe gjatë legjislaturës së kaluar, dhe kurrë nuk u vumë në dijeni as ne si deputetë, aq më tepër ne nga shtresa e të përndjekurve, se çfarë propozimesh kishit, e mbase kishim edhe ne, si më të shtypurit nga regjimi, ndonjë mendim! Apo nuk iu hynin në punë juve mendimet tona!
Me kë tallesh, z. Basha?!
Nuk je i denjë për këto kauza ti, sepse nuk e ke seriozisht çuarjen e një nisme, një të vetme, deri ne fund. Të paktën kurseja shtresës tonë këto nismat me gjasme, këto ngritjet e grupeve të punës, kur rezultati dihet: asgjë.
Çfarë turpi të përdorësh politikisht kauza të tilla plagë për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post