Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka paralajmëruar se në regjimin 41 bis do të futen edhe të dënuar të tjerë.
Në një trajnim me OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçëm Manja tha se vetëm në nëntor janë 4 të dënuar me lidhje me krimin e organizuar që janë vendosur në “41 bis”, ndërsa me agjencitë ligjzbatuese po vlerësohen rrezikshmëria e disa të dënuarve të tjerë.
Manja tha gjithashtu se regjimi i ashpër po funksionon për të ndërprerë komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu. Aktualisht në regjimin “41 bis janë izoluar 8 të dënuar Aleksander Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arber Ccekaj, arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.
Diskutime rreth kësaj post