Avokat Spartak Ngjela ka replikuar në rrjetet sociale me një qytetar, i cili i shkruan se drejtësia nuk po vepron dhe duhet një drejtësi e re pasi kokat e politikës kanë rënë në qetësi.
Mirëpo sipas Ngjelës, drejtësia e re është SPAK që drejtohet nga Uashingtoni dhe paralajmëron se dhjetori do të na tregojë më qartë fillimin e procedimit ndaj kokave të politikës.
Replikat:
“Duhet nje shembull i mire ose nje veprim i drejtesise, sepse duket qe edhe drejtesia e re nuk po vepron fare, te jep pershtypjen sikur asgje ska ndryshuar, kokat e politikes duket se kane rrene qetesi ose kanë nje lloj sigurie mund te themi ..
Shpresojme per njerzit, per nje ardhme me te mire, dhe me nje klase politike me pergjegjese per misionin e tyre , ti shërbejne vendit dhe jo komshinjve …
Pershendetje Avokat..”, u shkruan një qytetar.
“jo… nuk është kështu. SPAK është drejtësia e re. SPAK drejtohet nga Uashingtoni. Mos mendoni se është një procedurë e lehtë. Në Kroaci, kjo lloj drejtësie penslizoi mbi 1000 të korruptuar. Numri këtu është më i madh. Të shohim si do të procedohet; por SPAK drejtohet nga ekspertiza amerikane.
Dhjetori do të na tregojë më qartë për fillimin e procedimit…”, i përgjigjet Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post