Inaugurimi i Rrugës së Arbrit është përshëndetur edhe analisti Kreshnik Spahiu, i cili shprehet se pas 100 viteve shtet, lindja dhe perëndimi i Shqipërisë afrohen 45 minuta.
Por Spahiu ka kritika për demokratët që po vjelin vrer kundër kësaj rruge dhe socialistët që për 10 vite hodhën baltë për Rrugën e Kombit, vetëm pse i ndërtuan kundërshtarët e tyre politikë.
Sipas tij, po ta dinte Ismail Qemali çfarë mentaliteti kemi, do kishte ngritur një flamur BardheZi dhe jo Kuqezi.
Postimi i plotë:
“Rruga e Arbërit
Pas 100 vitesh shtet lindja dhe perëndimi i Shqipërisë afrohen 45 minuta. Shkupi, Tetova, Dibra, Bulqiza, Burreli, Klosi janë më afër se Saranda.
Deri dje ishte 6 orë sikur udhëtoje në mesjetën e Arbrit.
Sot mijëra demokrat po vjellin vrer kundër rrugës duke akuzuar për gropa, ngushtësi, lartësi, butësi, shtrenjtësi, vetëm prej faktit se rrugën e shtruan socialistët.
Edhe socialistët identik hodhën baltë 10 vjet kundër rrugës Kombit, vetëm pse e shtruan demokratët.
Ta dinte Ismail Qemali çfarë mentaliteti kemi, do kishte ngritur një flamur BardheZi dhe jo Kuqezi.”, ka shkruar Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post