Ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka reaguar ashpër ndaj Lulzim Bashës, i cili akuzon demokratët si pijanecë dhe kriminelë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balliu shprehet se në 11 dhjetor Basha bashkë me mbështetësit e tij do marrin përgjigjen e merituar. Sipas tij, akuzat ndaj demokratëve vetëm për të mbajtur karrigen është e pafalshme.
“Sulmi i ulët i Lulit dhe 2 mbështetësve të tij ndaj demokratëve është i turpshëm.
Ti thuash demokratëve pijanecë e kriminelë për të mbrojtur karrigen tënde është e pafalshme.
Në 11 Dhjetor këta mjeranë do marrin përgjigje, duke filluar nga Lul Basha”, shkruan Balliu.
Diskutime rreth kësaj post