Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Forumin e Gjashtë Rajonal të Bashkimit për Mesdheun, që u mbajt në Barcelonë, më 29 nëntor 2021. Takimi i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës, u bashkëkryesua nga i Përfaqësuesi i Lartë i KE për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.
Ministrja Xhaçka vlerësoi se Bashkimi për Mesdheun mbetet forum i dialogut politik, i trajtimit të platformave e projekteve të bashkëpunimit në shumë fusha.
“Axhenda e BE-së për Mesdheun është një sinjal pozitiv dhe një arsye për shpresë për më shumë angazhim të BE-së në hapësirën mesdhetare për më shumë mbështetje për zhvillim, stabilitet dhe përparim. Mesdheu është një zonë me një potencial të mahnitshëm për më shumë bashkëpunim dhe zhvillim”, nënvizoi ministrja Xhaçka.
Ajo siguroi vëmendjen ndaj rajonit të Mesdheut edhe gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB, 2022–2023.
“Zona e Mesdheut ka potencial të jashtëzakonshme në zhvillimin e turizmit, ekonomisë blu, energjisë së pastër, teknologjisë e cila mund të aktivizohet nëpërmjet bashkëpunimit ekonomik dhe duke nxitur edukimin dhe rrjedhën e informacionit dhe njohurive në përgjithësi, dhe sigurisht inovacionit, veçanërisht për brezin e ri, në atë që në fund të fundit, është një zonë me një nga popullsitë më të reja në botë. Shqipëria do të bëjë maksimumin, për të ndihmuar në përpjekjet për promovimin e stabilitetit dhe sigurisë në Mesdhe kur të fillojë mandatin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, u shpreh ministrja gjatë fjalës së saj.
Forumi i 6-të rajonal i Unionit të Mesdheut këtë vit u mbajt në Ditën e Mesdheut, kremtuar për herë të parë që nga vendimi i 42 vendeve anëtare të UfM.
Diskutime rreth kësaj post