Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari pasi iu bashkua ‘Foltores’ së Sali Berishës nuk i ka ndalur sulmet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe mbështetësve të tij. Kujtojmë veçanërisht përplasjen me deputeten Grida Duma.
Mirëpo përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa tregon se është sulmuar, e lëshon gojën keq dhe hedh një sërë akuzash të rënda.
Postimi i Kokalarit:
“Për Sorosistët që vazhdojnë më sulmojnë se vura ne dukje imoralitetin e asaj qe “do shkaterroj PD-ne”; unë nuk bëj pakte me njerëz imoral, qofshin ata meshkuj apo femra. Imoraliteti në parlament duhet t’ju shqetësoj të gjithëve.
Fakti që juve ju prekë më shumë artikulimi i fakteve se sa veprat imorale të anëtarëve të parlamentit, flet qartë për paktin që ju keni bërë me djallin. Ky nuk është modernizëm. Eshtë thjeshtë IMORALITET.
E me që ra fjala; të ndahesh nga bashkëshorti/ja nuk është imoralitet. Të kesh tre partner të tjerë ndërkohë që je i/e martuar, që ç’ke me të është imoralitet.
Ajo historia e punonjësit të Ambasadës Amerikane që flikërka me anëtarët e kryesisë së PD-së, ndërkohë që ata ‘po shkatërrojnë PD-në”, është për të vënë duart në kokë.
Ja pra, këto pislliqe mbroni ju!!”, shkruan Evi Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post