Nuk ndalet deputeti socialist i Lushnjes Bujar Çela, pasi uroi me një foto të Enver Hoxhës dhe flamurit kombëtar, ditën e Pavarësisë, deputeti Çela jo vetëm që nuk ka kërkuar ndjesë, por ka vazhduar komunikimin e tij duke sulmuar dhe ofenduar kolegët e tij.
Mesazhet pa asnjë etikë të Bujar Çelës në grupin e Komisionit të Sigurisë në Parlament, vetëm sa kanë shkaktuar përplasje.
“Më rruan leshtë kush smë njeh mua dhe kohën.
O tufaaaa-jetoni dhe me dhe mos gjykoni kohën”, – shkruan Bujar Çela në grupin e komunikimit të Whatsapp të deputetëve të Sigurisë.
E kotë ka qenë dhe ndërhyrja e deputetit tjetër socialiste Paulin Sterkaj, i cili ka tentuar ta shfaqë Çelajan si humorist, por lushnjari deputet ka vazhduar me komentet e tij.
Mesazhi i Paulin Sterkaj:
“Ky shoku jonë është gastori i grupit, kshu që mos ja merrni për provokim”.
Diskutime rreth kësaj post