Gara e këtij viti për “Topin e Artë”, është kthyer më shumë në një “përplasje” mes mediave, që nga dita e publikimit të listës së kandidatëve garues për trofeun më të rëndësishëm individual për një futbollist, mediat europiane janë vënë në një garë të ethshme mes tyre për të gjetur fituesin e këtij edicioni.
Sipas Josep Pedrerol në “Chiringuito TV”, “Topi i Artë” pritet t’i shkojë Lionel Mesit, ndërkohë që pas tij vijnë Karim Benzema dhe Robert Levandovski.
Nëse gjithçka do të rezultonte e saktë, kjo do të ndizte një debat të gjerë në lidhje me trofeun.
Esteban Kambiaso, ish-mesfushori i Interit dhe kombëtares argjentinase ka kritikuar ashpër organizatorët e evenimentit, duke e cilësuar pak a shumë një farsë.
Duke folur për “SKY” pak kohë më parë, Kambiaso ka thënë: “Zyrtarisht kam hequr dorë që nga viti 2010 për këta trofe individualë. Ditën kur pashë që Milito ishte jashtë listës së kandidatëve kam thënë se nuk ia vlen të merresh më me këtë histori, me këto çmime”.
Diskutime rreth kësaj post