Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka uruar nga Vlora Ditën e Pavarësisë. Përpara Shtëpisë së Flamurit, diplomatja amerikane thotë në shqip: “Gëzuar Ditën e Pavarësisë”.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se 100 vjet më parë asgjë nuk mundi t’i ndalonte SHBA-të të mbronin pavarësinë e Shqipërisë, dhe asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot.
Postimi:
“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e #DitëssëPavarësisësëShqipërisë. Gëzuar!”, shkruan ambasadorja amerikane.
Diskutime rreth kësaj post