Në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, Kryeministri Edi Rama, tha se lajmi i madh është marrëveshja me aeroportin e Mynihut.
Sipas Ramës, kjo aleancë garanton menaxhimin e nivelit më të lartë, por edhe sinergjinë me aeroportet e tjera.
“Mbi këtë gjurmë të aerodromit të vjetër në sot fillojmë një histori të re së bashku me një mik të mirë, një më të shquarit e sipërmarrjes sonë kombëtare, Behgjet Pacolli.
Ne nuk reshtëm së bëri përpjekjet deri sa gjërat erdhën aty ku duhet. Dhe më në fund u gjet forca e duhur për ta çuar përpara këtë projekt. Sot ne jemi këtu jo vetëm me konsorciumin por edhe më një aleancë të aeroportit të Mynihut, që është një nga më të fuqishmit të transportit ajror në botë.
Kanë nisur ta monitorojnë projektin që në fillim dhe janë të gatshëm ta marrin aeroportin e Vlorës që në momentin e parë kur do të jetë gati për fluturimet. Kjo aleanca me aeroportin e Mynihut garanton menaxhim të nivelit më të lartë por edhe sinergjinë me aeroporte të tjera”, shprehet Rama.
Diskutime rreth kësaj post