Renato Arapi, do të jetë trajneri i ri i Teutës dhe tani ka dalë edhe njoftimi zyrtar nga klubi durrsak. Fillimisht u mendua që ai do të ishte në krye të skuadrës vetëm për ndeshjen kundër Vllaznisë, por nuk do të ndodhë kështu.
Arapi merr drejtimin e “Djemve të Detit” dhe nis kështu aventurën e tij të parë si trajner, direkt pasi kishte fituar titullin kampion si kapiten me Teutën.
Ish-qendërmbrojtësi ishte emëruar në fillim të këtij sezoni drejtor sportiv te Teuta dhe tani i besohet stoli. Krahu i tij i djathtë do të jetë Bledar Hodo, një tjetër ish-kapiten i skuadrës durrsake.
Diskutime rreth kësaj post