Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, paraditen e kësaj të diele janw shfaqur krah njëri-tjetrit, ku kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë, në kuadër të 109 vjetorit të Pavarësisë.
Gjithashtu, në Vlorë në kuadër të Ditës së Flamurit ndodhet edhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Ndërkaq pas ngritjes së flamurit presidenti Meta, kryeministri Rama, Së bashku me kryetaren e Kuvendit dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, kanë kryer ritet e kësaj ceremonie, për pavarësinë e vendit.
Diskutime rreth kësaj post