Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama, bashkë me të shoqen Linda dhe djalin e tyre Zaho, janë pritur nga Papa Francesku gjatë vizitës së tyre në Vatikan.
Më herët ata kanë takuar nga afër Kardinalin Ernest Troshani dhe të tjerë personazhe të rëndësishme të Selisë së Shenjtë.
Së bashku kanë vendosur lule edhe në varrin e papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Alban, në Vatikan.
Rama ndodhet në Romë, në kuadër të përvjetorit të 30 të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëri-Seli e Shenjtë.
Ai ka zgjedhur që t’i bashkohet një ceremonie në kuadër të kësaj dite që po mbahet në Romë, bashkë me familjen e tij.
Në fjalën e tij ai u ndal e ndërprerja e marrëdhënieve gjatë regjimit komunist, ku theksoi se ata që e pësuan më keq ishin pikërisht katolikët.
Diskutime rreth kësaj post