Fitorja në minutën e 97 me përmbysje kundër Teutës, nuk e qetëson atmosferën në kampin e Partizanit, që e kishte kontestuar skuadrën e drejtuesit e saj edhe pas barazimit me Lacin një javë më parë.
Këtë herë, ultrasit siҫ duket kanë parë karakter në dy golët në shtesë që sollën fitoren e dytë në këtë kampionat dhe kanë kërkuar që lojtarët t’i afrohen rrethimit të sektorit të tyre.
Një lloj afrimi me skuadrën, por status quo ka mbetur e njëjtë me Olsi Ramën, drejtorin e përgjithshëm të klubit. Kur tifozët i bënë me dorë futbollistëve të afroheshin te rrethimi atje shkoi edhe drejtori Rama, por tifozët nuk ngurruan t’i bënin shenjë që të largohej nga kjo diskutimi i improvizuar me lojtarët.
Ai gjithsesi iu bashkua bisedimit dhe në fund tifozët e mbyllën me duartrokitje për ekipin këtë komunikim të çuditshëm e të pazakontë.
Diskutime rreth kësaj post