Një sherr i fortë ka ndodhur pas spektaklit të mbrëmshëm në shtëpinë e “Big Brother”, mes Arjolës dhe Antonelës, të cilat për pak sa nuk janë përplasur fizikisht.
Gjithçka ka nisur për shkak se vajzat akuzuan njëra-tjetrën për tonin e zërit, ndërkohë që më pas sherri ka kaluar edhe në fjalë fyese dhe ofendime personale.
Arjola: Hajde, hajde foli Sabianit, hajde, hajde.
Antonela: Pse po më afrohesh kështu?
Arjola: Se mos mendon se jam duke u trembur?
Antonela: Na shurdhove, nuk po mundem që të duroj dot më të bërtiturat e tua nëpër shtëpi.
Arjola: Po ti si je duke folur? Unë kam qenë duke u falur dhe ti na prishe faljen mua dhe Sabianin me të bërtiturat e tua.
Antonela: Ti do të më nxjerrësh negative, s’kanë faj banorët që ankohen për ty.
Arjola: Qeke budallicë krejt, qeke budalle.
Arjola: Qenka me të meta mendore.
Antonela: Qenke budallicë thotë, s’ka lindë akoma ai që mundet me më bërtitë mua, mbaji për vete ofendimet, as nëna ime nuk mundet me më ofendu mua.
Kjo situatë duket se ka sjellë pakënaqësi dhe te banorët e tjerë të pranishëm.
Diskutime rreth kësaj post