Parakalimi i Albin Kurtit përkrah Edi Ramës dhe biznesmenit Gjergj Luca, duket se ka krijuar përçarje në radhët e Vetëvendosjes. Pas takimit mes dy qeverive dy kryeministrat, kanë shtëtitur në sarajet e Lucës, duke parë investimet e tij në periferi të Elbasanit.
“O Albin hajde se po të pret Gjergji”, shprehet Rama. Kurti i bashkohet shefit të qeverisë dhe biznesmenit, i cili i flet Ramës me një gjuhë shumë jo formale: “me le o vlla me fol tani”.
Parada e dy kryeministrave me pronarin e kompleksit, u mbyll me fjalët e këtij të fundit: “Unë jam anëtari më i ri i Vetëvendosjes”.
Por ky marshim i kreut të Vetëvendosjes përprah pushtetit të parasë e çuditur ish kreun e kësaj lëvizjeje për Shqipërinë, Boiken Abazi, i cili habitet se puna ka arritur deri në pikën që një oligark të dojë të bëhet pjesëtar i Vetëvendosjes.
“Gjergj Luca, oligarku monopolist paska thënë sot se po anëtarësohet në Lëvizjen VETËVENDOSJE, pas turit që Rama i bëri Kurtit në “kështjellën” e Lucës në Elbasan. Tani ka mbetur pa u anëtarësuar në Lëvizje edhe Çet Kastrati dhe Samir Mane (vide poshte) dhe plotësohet mozaiku. Por mbase Rama nuk ia kishte shpjeguar Kurtit se si e ka ngritur Luca perandorinë e tij, e mbase as nuk i ka treguar se si Luca na ofendonte të gjithëve, bashkë me Kurtin, para shumë pak kohësh, e si i shfrytëzon punëtorët e i detyron të votojnë për Ramën. Por, si i thonë fjalës, paraja e hedh ujin përpjetë, e jo më “bindjet” e Lucës, që tani e sheh Kurtin si €€€”,-ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post