Mentor Kikia analizoi sot mbledhjen mes dy qeverive, Shqipëri-Kosovë. Kikia tha se në vend të nënshkrimit të marrëveshjes së njësimit të diplomave sot duhej të ishte njësuar program mësimor mes dy vendeve dhe kjo sipas tij nuk kërkon heqje trau. Ai u shpreh se fillimisht dy vendet duhet të flasin për bashkim në bazë dhe njësimi i programeve mësimore sipas tij është baza.
“Flitet për një komb në dy shtete dhe nënshkruhet një marrëveshje për njësimin e diplomave. Ne nuk mund ta heqim kufirin, por askush nuk na pengon të njësonim programet mësimore. Janë dashur shumë burokraci për Abetaren. Të ishin njësuar të paktën fushat që nuk kërkojnë heqje trau dhe flitet për bashkim kombëtar. Çështja e bashkimit është folklorike. Ne në vend të nisim nga baza ne fillojmë nga kreu”, tha Kikia.
I pyetur për situatën e tërmetit të 26 Nëntorit të dy viteve më parë, Kikia tha se rindërtimi ka qenë më shumë një epope postimesh në rrjetet sociale.
“Rindërtimi ka qenë më shumë një epope postimesh në rrjetet sociale pa mohuar ndërtimet që janë bërë. Nuk di të them se mund të ishin bërë më shpejt apo cilësia është më e mirë. Lajm I mirë është që banesat janë drejt përfundimit. Ajo që nuk kemi bërë mirë është ajo që u fol me bujë për cilësinë e ndërtimit, fundi është që nuk u mbajt asnjë përgjegjësi dhe bëjmë atë që bëjmë gjithmonë nuk zëmë mend. Tërmeti do vijë prapë se kur nuk e dimë por duhet bërë cilësi më e mirë. Tërmetet më parë kanë prodhuar dhjetëra studime për të prodhuar teknologji të reja ndërtimi tek ne çudia zgjat tre ditë”.
Për Partinë Demokratike që po shkon drejt dy Kuvendeve, të 11-ës dhe 18-ës, Kikia tha se Kuvendi i datës 11 do hapë betejën për marrjen e PD, ndërkohë që deri tani Berisha luan me Foltoren si kartë për të mbajtur gjallë adrenalinën.
“Kuvendi i datës 11 do hapë betejën për marrjen e PD, për të ardhur te protestat ka ende kohë por ai e luan këtë kartë për të mbajtur gjallë adrenalinën, Ne e dimë që strategjia e Berishës janë protestat. Çështja e Kuvendit më shumë se sa mbajtja e të dhënave mund të ketë qenë një mënyrë për të mos lejuar firmëtarët të bien pre e shantazhit”, shtoi Kikia.
Diskutime rreth kësaj post