Sot, Sali Berisha, mbyll serinë e Foltoreve të tij në mbarë vendin. I gjendur në Kurbin me mbështetësit e tij, ish-kryeministri i dha “goditjen” e fundit Lulzim Bashës. Ai zbuloi disa fjalë që sipas tij qarkullojnë se “Basha paguhet nga Rama”.
Deklarata e Berishës:
“Nga dështimi në dështim, nga humbja në humbje deri sa përfundoi në një fasadë të narko-qeverisë. Në Tiranë qarkullon një fjalë se Rama atyre që i kërkon 20% u kthehet dhe u thotë: mua s’më mbeti gjë se 20% do ja jap dhe Lulit. E dhashë këtë fjalë që qarkullon, e cila shpreh më së miri pazaret e turpshme që bëri kreu i opozitës, duke shkelmuar idealet tuaja të pastra. Të gjitha për karrigen dhe pasurimin e tij. Në 8 vite, që kanë qenë më të vështirat për ju, se nga një anë kishit qeverinë, armike ndaj jush, por kishit të paqenë edhe kreun e opozitës, që në çdo marrëveshje do të favorizonte qeverinë. Pa u kujtuar fare se ai që humbet duhet të japë dorëheqjen dhe duhet të largohet nga skena politike. Të gjitha këto bënë që neve të na mbyllen dyert e Europës, dhe të mos hapen negociatat për procesin e anëtarësimit. Këto bënë që borxhi i brendshëm të rritet nga 62.6% në afro 100%,” tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post