lsh kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi dhe aleatët e degës kanë protestuar ditën e sotme lidhur me ndërrimin e barvës së derës.
Baçi është shprehur se ai i ka ndaluar delegatët dhe anëtarësinë të hyjnë me forcë në seli pasi nuk mund të thyejnë zyrat e tyre.
Deklarata e Baçit:
“Duke qenë se situata u agravua, anëtarësia dhe delegatët ishin të nervozuar dhe donin të futeshin forcërisht në zyrat e PD. Por zyrat janë të tonat, të PDSH, ndaj dhe ne nuk mund të futeshim me forcë në zyrat tona. Këto zyra janë rikonstrukturuar dhe mobiluar nga anëtarët e PD në Fier. Të gjitha shpenzimet janë të anëtarëve. Nga qendra nuk kemi marrë asnjë financim. Këto fakte nuk denoncohen në publik por janë debate të brendshme të partisë sonë. Sekretari ka ardhur për të marrë disa karta anëtarësimi dhe gjeti dyert të mbyllura. Kishin ndërruar bravën dhe nuk kishin si të hynin brenda. Në këto kushte u bë denoncim në Polici. Dega vazhdon aktivitetin e vetë. PD është atje ku janë njerëzit dhe ku është anëtarësia. Kryesia e Degës do të marrë vendim në ditët në vazhdim. Foltorja është shkak për këto veprime. Është komanduar një drejtues që do Lulzim Basha. Zyrat nuk i ka uzurpuar asnjë individ. Ka ardhur një ekip nga Tirana me kaçavida. Kanë hyrë forcërisht dhe kanë marrë materiale. Ne e kemi me qendrën, nuk mund të veprohet kështu”, tha Baçi.
Diskutime rreth kësaj post