Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka rikujtuar tërmetin e 26 nëntorit që mori 51 jetë njerëzish dhe la pas mijëra familje pa strehë.
Rama shkruan se ishte një fatkeqësi marramendëse, por marrim frymë të lehtësuar për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj.
Rama gjithashtu shkruan se kujton me dhimbje familhetq ё humbën njerëzit e tyre të dashur dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që na u gjendën pranë.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES
Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj.
Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur.” u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post