Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku gazetarët e pyetën për zgjedhjet e 25 prillit dhe përdorimin e makinerisë shtetërore për të fituar zgjedhjet.
Gjithashtu, Rama tha se PS nuk ble vota, sepse “dihet që partitë e mëdha nuk blejnë vota“.
Debati në studio:
Edi Rama: “Ka patur shit-blerje votash por jo nga Partia Socialiste. Nuk blejnë partitë e mëdha vota. Fiksojeni këtë sepse nuk funksion“.
Armand Shkullaku: “Funksionon, blihen me vende pune, me paratë e tërmetit, me OFL...”.
Edi Rama: “Partinë Socialiste nuk e mundni dot“!
Armand Shkullaku: “Edhe unë kështu mendoj se regjimet nuk mposhtet me vota“.
Edi Rama: “Hahahahah“.
Armand Shkullaku: “Ndodhi ngjarja në Elbasan, policia thotë nuk kishte materiale, pastaj doli prokurori tha që kishte…. Rilindjen nuk e mposht dot ashtu si mendoi opozita“!
Edi Rama: “Juve jeni fiks në situtën, që kush nuk di ta përdorë lirinë e fjalës, ankohet për mungesën e saj“.
Andi Tela: “Ju keni mazhorancë të qartë, keni të gjithë pushtetin lokal. Keni një opozitë të ndarë në dy pjesë“.
Edi Rama: “Pse e nxorrët opozitën o Shkullak nga Kuvendi? Se ke qenë avokat i kësaj. E nxitët, përse e nxorrët“?
Armand Shkullaku: “Për këtë që ju thashë, që regjimi nuk mposhtet me fasadë“.
Edi Rama: “Dhe cfarë bëtë me këtë? Vini këtu ankoheni për regjimin, ndërkohë që regjimi, nëse do të ishte regjim, as nuk do ta llogariste fare opozitën për të bërë një ligj që bëhet në parlament. Por, ne u ulëm, i morëm në konsideratë, një gjë përshembull që për ne ishte vijë e kuqe. Ju i ankoheni regjimit përse ka gjithë pushtetin vendor. Ta linim ne pa marrë atë që lanë ata rrugëve”?
Ylli Rakipi: “Mund të kalonit në zgjedhje dhe jo të mbanit një opozitë qesharake”.
Armand Shkullaku: “Ne jemi mësuar me regjimin…“.
Edi Rama: “Ja ju e keni regjimin në tavolinë dhe s’doni të dini fare. Duhet ta kërkoni te vetja. Cfarë ndodh këtu? I bini në anën e gabuar“.
Armand Shkullaku: “Unë e di përgjigjen por nuk kam gjë në dorë. Si mposhtet një parti që kontrolln gjithçka, sistemin e drejtësisë, punët publike, tenderat, mediat kryesore. Policinë dhe banditët“.
Edi Rama: “Këto i thoni ju. 400 kompani ka patur rindërtimi, meqë këtu janë 10 veta. 400 kompani kanë marrë pjesë. Po të shohësh pjesëmarrjen në punët që krijohen nga fondet publike, të shohësh numrin e kompanive, është disa herë më i madh se numri i komapnive që kishin akses në fondet publike përpara se në të qeverisnim“.
Diskutime rreth kësaj post