Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është i ftuar sonte në orën 21:00 në emisionin “Open” në Top Channel, ku do të përballet me disa nga analistë dhe gazetarë lidhur me gjendjen aktuale të PD-së.
Kjo është hera e parë që ai pranon të përballet në një studio televizive me analistë dhe gazetarë, që pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ndaj pritet që biseda të jetë e nxehtë dhe debati i ashpër.
Deri ku do të shkojë përplasja mes Bashës dhe Berishës?
A është kjo që po ndodh ndarja përfundimtare mes tyre?
A do të sjellë 31-vjetori i themelit të Partisë Demokratike, edhe ndarjen e kësaj force politike në dy pjesë?
Basha kundër të gjithëve, a do t’ia dalë?
Dhe kush del i fituar nga kjo përballje?
Për këto dhe të tjera, sonte në orën 21:00, Lulzim Basha rikthehet në “Open” përballë Eni Vasilit dhe analistëve.
Diskutime rreth kësaj post