Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj në Kuvend ka propozuar sot tre amendamente që mund të vijnë në ndihmë të fermerëve.
Kryemadhi është shprehur se ata e dimë që gjendja e fermerëve është e vështirë dhe konkurrenca që kanë me vendet e rajonit është e madhe ndaj kërkojnë më shumë politika mbështetëse.
Dekarata e Kryemadhit:
“Fermerët shqiptarë janë në një situatë të vështirë, bujqësia është një ndër sektorët më të vështirë dhe konkurrenca duke parë vendet e rajonit është shumë e lartë. Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin agrikultura. Kryeministri ka bërë një reklamë për mbështetjen e fermerëve por që një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Rritja e TVSH e menjëhershme do të ketë një inpakt të drejtpërdrejtë jo vetëm në rritjen e çmimit të fermerëve por dhe në xhepin e fermerëve. Një nga pikat e tjera është dhe shfuqizimi i pikës C që bën që të gjithë fermerët do të jenë të detyruar të paguajnë më shumë për blerjet që ju duhen për punën e tyre. Një tjetër për tu diskutuar është dhe heqja e TVSh për ato që kanë investime mbi 500 milionë Euro”, ka thënë Kryemadhi.
Diskutime rreth kësaj post