Presidenti Ilir Meta është shprehur se taksa e “Rrugës së Kombit” duhet të hiqet. Meta u shpreh se marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, janë jo vetëm marrëdhënie strategjike, por vëllazërore dhe jetike për qytetarët e të dy vendeve tona, dhe sipas tij nuk duhet të krijohen pengesa.
“Taksa e Rrugës së Kombit duhet te hiqet. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, janë jo vetëm marrëdhënie strategjike, por vëllazërore dhe jetike për qytetarët e të dy vendeve tona. Detyra jonë është mos krijojmë pengesa dhe ti çlirojmë nga interesat klienteliste dhe procedurave, duke hapur rrugë për zhvillimin e ndërsjellë të marrëdhënieve”, tha Meta në emisionin “CONTEX”.
Diskutime rreth kësaj post