Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi duke folur për komisionin e ngritur për inceneratorët tha se kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund.
I ftuar në Radar Informativ deputeti theksoi edhe njëherë se Mirel Mërtiri ka detyruar bankat të mos japin informacion për komisionin. Këlliçi shtoi se Mërtiri dhe Klodian Zoto po mbrohen nga anëtarët e PS në Komisionin.
Lidhur me akuzat e këtyre të fundit për implikimin e kryedemokratit Lulzim Basha gjatë periudhës kur ka drejtuar bashkinë e Tiranës, Këlliçi tha me bindje se Basha nuk ka asnjë lidhje me këtë aferë. Deputeti shtoi se të gjithë ata që janë të përfshirë do të thirren për të dëshmuar para komisionit të hetimit.
“Do të merren të gjithë në pyetje. Në rastin e Tiranës kryetari i bashkisë ka dhënë ok për inceneratorin, vetëm kryetari pa pyetur këshillin bashkiak dhe pa dhënë pëlqim. Veliaj ka vendosur dhe për bashkinë e Vorës, Rrogozhinës dhe të gjithëve pa i pyetur. Bashkë me komisionin do të shkojmë në landfillin e Sharrës.
Jam i bindur se zoti Basha këtu nuk ka asgjë për të fshehur. Vetëm me zotin Basha nuk mund të lidhjet kjo aferë. Jam i hapur dhe ne do ta vërtetojmë këtë gjë. Është e lidhur drejtpërdrejt me përgjimet e Ndraghetës dhe kryetarin e bashkisë Tiranë. Ne jemi end enë pritje të kthimit të përgjigjeve. Kësaj afere ne kemi detyrë ti shkojmë deri në fund. Është një çështje që ne do t’i shkojmë deri në fund. Kemi kaluar vitin që kemi bërë tre kallëzime në SPAK,” u shpreh Këlliçi.
Diskutime rreth kësaj post