Juristi Çlirim Gjata tha se Sali Berisha largohet nga Partia Demokratike vetëm kur do ai. Sipas tij, Basha po çon opozitën drejt shuarjes. Ai tha se Basha do të ngelet vetëm.
“Po shkon drejt shuarjes opozita. Foltorja ka një vlerë të madhe. Një zot shpie pa rob brenda kështu do mbeste PD. Foltorja i fton të gjithë të vijnë të diskutojmë problemet dhe të ringremë PD-në. Pala tjetër është kapur pas karriges. O do të riorganizohet PD, me qëllim rrëzimin e regjimit të Ramës, Shiko çfarë opozite ka përfunduar, ose do ikin të gjithë demokratët dhe do ngelë si Pirro i Epirit pa ushtri, i rroftë fitorja. Më bën përshtypje drejtimi që kanë marrë drejtuesit e PD-së që flasin për përjashtime. Vërtetë mendojnë se mund të përjashtojnë Berishën me një lëvizje dorë? Sali Berisha largohet vetëm kur do ai. 13 vite vetëm Sali berisha e ka mbajtur në pushtet të djathtën“, tha Gjata për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post