Ambasadorja Amerikane Yuri Kim së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka, ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe shumë të ftuar të tjerë kanë festuar së bashku 246-vjetorin e krijimit të Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në “Instagram” ambasadorja ka publikuar foto nga momentet e ceremonisë, ku një vëmendje të madhe ka arritur të marrë ajo vetë më pamjen e saj ndryshe nga herët e tjera. E veshur me një fustan të zi dhe buzët e lyera ngjyrë të kuqe, Yuri Kim ka arritur që të marrë mijëra komente dhe nga ndjekësit.
Postimi i Yuri Kim:
“Këtë vit, ne festuam 246-vjetorin e lindjes së Trupa Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E nderuar që iu bashkuan këtij eventi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi, GjeneralMajor Begaj dhe shumë shokë të tjerë.
Trupa Detare e SHBA kanë përfaqësuar gjithmonë më të mirët dhe më të guximshmit e Amerikës. Kushdo që ka punuar në një ambasadë amerikane e di gjithashtu lidhjen e veçantë mes diplomatëve US dhe marinsave që mbrojnë ambasadat dhe konsullatat tona. Faleminderit marinsave që jeni ata që jeni, që jeni gjithmonë besnikë. Gëzuar ditëlindjen!.”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post