Sergio Porrini, krahu i djathtë i Edy Reja, në një intervistë për TuttomercatoWeb, analizoi tema të ndryshme, përfshi këtu edhe rrugëtimin e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit por u ndal edhe në një koment ndryshe për Armando Brojan:
“Në momentin e shortit menduam për një nga grupet më të këqij të mundshëm. Të luanim shanset siç bëmë ne, deri në fund e duke humbur mundësitë vetëm 10 minuta para fundit të ndeshjes në shtëpi ndaj Polonisë, sigurisht që të mbetet peng. Ndoshta po shkonim edhe përtej parashikimit më optimist të mundshëm, për t’i dhuruar një ëndërr kombit, vetes tonë dhe lojtarëve. Por pastaj vendos në punë logjikën dhe je krenar për përmirësimin që ke parë, për shpresën që ke patur deri në minutën e fundit.
Në vazhdojmë të ndjekim lojtarë të rinj, që mund të na bëjnë të hedhim hapin cilësor. Në fazën mbrojtëse, duke filluar nga portierët, kemi lojtarë mjaft të mirë. Duhet të përmirësohemi mes mesfushës dhe sulmit. Ka ndonjë perspektivë interesante, por duhet të fillojnë të mendojnë që në futboll nuk dhurohet asgjë, duhet sakrificë dhe mund për ta arritur.
Broja? Në pronësi të Çelsit dhe tani te Sauthempton, emri i tij qarkullon kudo. Ka shënuar gola të mëdhenj, karakteristika e tij janë shpejtësia në lojën një kundër një dhe që sheh mirë portën. Duhet të fillojë të piqet dhe të jetojë punën me profesionalizëm të madh, duke menduar se ende nuk ka arritur asgjë. Por ka nevojë për kohë, punojmë për të dhe me të, në mënyrë që të bëhet një lloj i veçantë lojtari dhe që të mos humbasë rrugës”, tha Porrini.
Diskutime rreth kësaj post