Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho u shpreh se gjatë gjithë bashkëpunimit me PD, LSI ka qenë shumë parimore, dhe ka ndihmuar vetë Bashën, që sot e mohon, për të fituar garën për Bashkinë e Tiranës.
Deklarata e Xhixhos:
“LSI ka qenë shumë parimore në qëndrimin e saj, nuk jemi përfshirë fare në debatin e brendshëm të PD-së. Ne kemi qënë shumë të drejtë në marrëveshjen me PD, duke qenë pro edhe vendimeve të tilla si djegia e mandateve. Padyshim që unë e kuptoj se të heqësh vëmendjen nga problemet e brendshme dhe të sulmosh LSI e kuptoj si një taktikë të brendshme tyrë zotit Basha, kuptoj dhe mosmirënjohjen që ai ka, unë e di mirë se si 23 mijë votat e LSI sollën fitoren e zotit Basha në Bashkinë e Tiranës. LSI ka detyrimin që të bëjë opozitë për njerëzit, persona si zoti Basha, që kanë probleme, u bë e qartë se ku janë interesat e zotit Basha, që nuk përputhen me atë që i duhet vendit. Debati publik duhet të jetë për çështje që shqetësojnë shqiptarët”, u shpreh Xhixho.
Diskutime rreth kësaj post