Analisti Plator Nesturi e shikon luftën brenda PD si një ‘ushtri e shpartalluar’ ku ushtarët po bëjnë një Kuvend dhe oficerët një Kuvend tjetër. Për analistin, PD do të dalë e përçarë nga kjo betejë Berisha-Basha, ndërsa nuk mohon se gjatë dy kuvendeve ai i 11 dhjetorit thirrur nga Berisha dhe ai i 18 dhjetorit thirrur nga Basha mund të ketë përplasje.
Deklarata e Nesturit:
“Kemi një opozitë që ka një krizë të thellë dhe e paaftë për të menaxhuar veten. E gjitha kjo duket si një ushtri e shpartalluar ku ushtarët po bëjnë një kongres tjetër dhe oficerët një tjetër. Nëse do të kemi 2 kongrese kjo çon thjeshtë në ndarje, ajo që mund ta bashkonte mund të ishte një kuvend i 3 apo i 4. Kjo ndarje nuk mund të jetë thjeshtë ndarje e anëtarësia e strukturave , por një ndarje që ka për të shënuar për keq PD, pasi ndarja në këtë lloj faze do të thotë që të humbi graviteti i kësaj partia dhe të humbasë elektoratin. Deputetët e PD nuk mund të bëjnë pis karrierën e tyre me damkën që ka Berisha sot. Mund të ketë skenar përplasje për dy kuvendet, nuk i kushton asgjë atyre që të bëjnë kuvendin më 18 dhe le ta ngrenë aty flamurin e tyre, por kuvendin e 11 dhjetorit është thjeshtë një element për të krijuar përplasje.
Është PD vetë kriza dhe jo Lulzim Basha, ky është problemi. Ata vajtën e mbrojtën Bashën në të gjithë këto lëvizje dhe tani thonë që Basha është problemi dhe e akuzojnë për të që e mbështetën. Ka një betejë në PD që nuk prodhon zgjidhje, thjeshtë po ndahet në dysh, kush është i Bashës dhe kush i Berishës”, tha Nesturi.
Diskutime rreth kësaj post