Nard Ndoka i konsideron përplasjet e fundit brenda PD-së si një shkundje që i duheshin partisë. Në një intervistë për Report ai theksoi se lufta Berisha-Basha nuk do të përçajë PD, por do të risjellë një lider që ka ide dhe frymëzon si Berisha dhe do të largojë një politikan të përgjumur që vetëm ka gabuar me vendimet e tij.
“Unë e shoh si lëvizje interesante dhe nuk gjykoj si një produkt të dëmshëm për demokracinë po PD , përkundrazi është interesante që ka debate brenda asaj partie, edhe përplasje idesh, strategjish, kishte nevojë PD që të shkundej. Basha kurrë nuk ka qenë politikan aktiv po i përgjumësh dhe pa ide, nuk ka pasur kurrë forcë në përballje me Ramën. Madje na ka mashtruar me djegien e mandateve se kemi mbështetjen e CDU-së gjermane, ishte një mashtrues ordiner politike dhe e bën të pabesueshëm në sytë tanë. Berisha është një lider me ide, është një lider që frymëzon”, tha Ndoka.
Jo vetëm kaq, por Ndokua u shpreh se Basha është peng i Ramës dhe për të konfirmuar këtë ai risolli një histori të marrëveshjes së 2017 mes kryeministrit dhe kryedemokratit. Ai tha se Basha nuk pranoi të hapte zarfin e të lexonte marrëveshjen edhe pse ishte ën zyrën e tij me aleatët, pasi i kishte dhënë fjalën Ramës se do e lexonte në orën 6 pasdite.
“PD duhet çliruar nga një person i paaftë dhe një peng i Ramës. Unë i kam thënë që në 2017në marrëveshjen që bëri me Ramën në zyrën e tij në prezencën që e shite opozitën dhe kauzën tonë, na hoqi të drejtën të regjistrohemi në zgjedhje nga marrëveshja me Ramën. Nuk e hapte zarfin që kishte firmosur me Ramën, i kam dhënë fjalën në orën 6, ne ishim në zyrën e tij, ai thoshte i qëndroj besnik fjalës me Ramën në orën 6 do e hapin. Pra këto janë gjëra që tregojnë që ato të dy kanë pasur bashkëpunim, pasi është rast unikal që një opozitë të të fal edhe bashkitë”, tha Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post