Pranverën e këtij viti kompania publike shqiptare e monitorimit të trafikut ajror Albcontrol u bë e famshme për grevën e kontrollorëve që coi në pezullimin e fluturimeve mbi qiellin shqiptar për disa ditë. Ata kërkonin mos uljen e pagave, ndërsa zyrtarët e Albcontrol deklaronin se këto masa ishin të paevitueshme në kushtet kur kompania nuk kishte të ardhura financiare të mjaftueshme. Por nëse për kontrollorët pagat u ulën dhe greva u mbyll, mirëadministrimi i parave publike nuk ka shkuar në të njëjtin drejtim përsa i përket prokurimeve.
Kështu në tenderin për certifikimin ISO sipas standarteve ndërkombëtare të kompanisë në fjalë, Albcontrol i drejtuar nga Hantin Bonati ka përzgjedhur fituese subjektin që ka ofruar cmimin më të lartë. Gara u hap më 15 tetor të këtij viti dhe aty morën pjesë 4 subjekte “TMC Training Management Consulting” që ofroi, 108 milionë lekë ose rreth 890 mijë euro. Ofertuesi i dytë i përbërë nga bashkimi operatorëve “ICDQ Instituto de Certifikasion dhe Kavala Gabinete de Asesoria” ofroi 642 mijë euro, ndërsa operatori i tretë dhe i katërt, ‘Resuli ER’, dhe ‘Eurogjici-Security’ nuk paraqitën asnjë ofertë.
Një muaj më pas në mes të nentorit Albcontroll shpalli fituese pikërisht shoqërinë TMC Training Management Consulting që ofroi çmimin më të lartë, me gati 250 mijë euro më shumë se sa oferta më e mirë. Sipas shpalljes së tenderit kriteret e përzgjedhjes së fituesit është cmimi më i ulët i ofruar, por ky kriter as që është marrë parasysh dhe janë lëshuar një seri justifikimesh që e kanë skualifikuar ofertën, si mungesa e disa certifikatave, bilanceve financiare, dhe kapaciteve teknike, sigurimin e ofertës, etj.
Ajo që bie në sy është se oferta fituese është vetëm 2 mijë euro më pak se fondi limit, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse Albcontrol ka tentuar të negociojë me subjektin që ofroi më pak para, me qëllim që të përmbushte kriteret e paplotësuara.
Diskutime rreth kësaj post