Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar padinë e Presidentit Ilir Meta ndaj ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Gjykata e Posaçme vendosi në përputhje të kërkesës së SPAK, që kërkoi pushimin e padisë së presidentit Ilir Meta kundër Ardian Dvoranit. Sipas SPAK, nuk ka vepër penale të konsumuar.
Meta e akuzonte Dvoranin në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi se kishte dërguar njëkohësisht dy lista për kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese pranë Kuvendit dhe Presidencës, sipas tij, në kundërshtim me ligjin.
Diskutime rreth kësaj post