Presidenti Ilir Meta ka zbuluar arsyen pse nuk i qëndroi bastit të vënë më 1 Mars se do të dorëhiqej nëse kryeministri Edi Rama fitonte 71 mandate.
Në një intervistë për mediat, Meta u shpreh:
“Unë mendoj se mesazhi ka qenë i qartë në atë kontekst. Kur u ndërpre këtu transmetimi u kthyem pak mbrapa dhe diskutuam për standartet e përgjegjshmërisë tek politikanët dhe ju thashë se kam dhënë dorëheqjen për problemet me integrimin europian sepse Nano kërkonte me pahir të bëhej president. Pavarësisht që Nano më kërkoi që të vazhdoja të rrija kryeministër unë I thashë që nuk e bëja dot pasi bllokonte integrimin. Më pas unë ika dhe krijova LSI-në. Dhe ne e kemi firmosur marrëveshjen e stabilizim assovimit dy vite para Serbisë dhe Malit të Zi.
Për këtë çështje duhet të dini diçka, unë kam qenë realisht i tensionuar deri në 25 Prill. Kam qenë pasqyra ku të gjithë gënjeshtarët e dinin se c’janë. Kam pasur detyrë të evitoj çdo gjakederdhje të popullit dhe të ketë një parlament me opozitë. A kam menduar se opozita do fitonte zgjedhjet? Jo por kurrë nuk e kam menduar se opozita do merrte më pak se 80 mandate.
Ajo që kuptoi Ilir Meta në 26 prill ishte që Shqipëria kishte pasur vetëm një kandidat për kryeministër ndërsa tjetri ishte për t’u rizgjedhur në krye të PD.” – është shprehur Meta
Diskutime rreth kësaj post