Ina Zhupa, deputetja e PD i ka kthyer përgjigje Ilir Metës, për akuzën e tij se 30 qershori ishte anuluar me dekretin e tij me kërkesë të Lulzim Bashës. Zhupa tha se vetëm Presidenti mund ta sqarojë të vërtetën pse ka ndryshuar mendje dhe thotë një version të ri rreth këtij zhvillimi.
“Zoti Meta kur ka çdekretuar datën 30 qershor ka lexuar edhe më mbrapa katër faqe argumente juridike dhe konventa mbi të drejtën e zgjedhjes dhe moslejimin e zgjedhjeve fasadë, për arsyet pse ai po e bënte këtë. Dhe e ka mbrojtur edhe në Gjykatë Kushtetuese pse vendimi i tij ishte kushtetues. Dhe zoti Meta sot nuk është dakord me zotin Meta dje dhe thotë e bëra se më tha Lulzim Basha. Cilit t’i besojmë? Atij që sot i është ngacmuar nga egoja e tij?”, tha deputetja demokrate.
Zhupa i bëri thirrje edhe Presidentit që të mos komentojë përplasjet që i përket PD-së, e ndërsa pranoi se lufeta e brendshme brenda partisë po i konsumon demokratët. Ajo shtoi se ishte pikërisht Sali Berisha ai që e shpalli i pari Lulzim Bashën si armik. Ajo tha se kreu i PD nuk e përjashtoi Berishën nga partia, por e pezulloi përkohësisht derisa ai të zgjidhte konfliketin me SHBA, por sipas Zhupës, Berisha nxitoi duke e shpallur Bashën armik pas 9 shtatorit.
Diskutime rreth kësaj post